Lidhje

Pakistan: Ofensivë ndaj talebanëve


Ushtria e Pakistanit tha se ka ndërmarrë një ofensivë tokësore kundër zonave të fuqishme të talebanëve në afërsi me kufirin afgan, pas evakuimit të gati 500 mijë banorëve dhe dy javë bombardimesh ajrore.

Ushtria tha sot se ka filluar kërkimet shtëpi më shtëpi në Miran Shah, pika kryesore në Vaziristanin Verior për grupet militante që veprojnë në Pakistan dhe Afganistan. Ushtria tha se rreth 15 militantë janë vrarë gjatë ofensivës së tanishme.

Ushtria tha se që nga fillimi i operacionit ajror më 15 qershor, ka vrarë më shumë se 330 terroristë të dyshuar. Por veprimet e ushtrisë kanë detyruar gati gjysmë milion njerëz, shumica gra dhe fëmijë, të largohen për arsye sigurie.

Aleatët e Pakistanit, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, i kanë bërë thirrje prej vitesh qeverisë të eliminojë zonat mbështetëse të talebanëve në Vaziristanin Verior.

Shtetet e Bashkuara njoftuan javën e kaluar një ndihmë prej 8 milionë dollarësh për ushqime për banorët e zhvendosur nga luftimet.

XS
SM
MD
LG