Lidhje

Shqipëria, reforma në diplomaci


Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në diplomaci është thelbësore për zhvillimin dhe për imazhin e vendit. Ai tha se diplomatët kanë lënë pas kohën kur sulmonin opozitën, dhe po ndihmojnë integrimin në Bashkimin Europian. Zoti Rama u kërkoi diplomatëve të bashkëpunojnë me diasporën, ku fshihen vlera dhe fuqi të mëdha për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se diplomatët shqiptarë duhet të përmirësojnë imazhin e Shqipërisë në botë dhe duhet të lënë pas periudhën kur flitnin keq kudo për opozitën e vendit të tyre. Zoti Rama i bëri këto komente gjatë konferencës së ministrisë së jashtme, “Diplomacia në veprim”, ku u diskutuan mundësitë që kanë diplomatët për të marrë pjesë në zhvillimin e Shqipërisë.

Shqipëria, reforma në diplomaci
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:09 0:00

Kryeministri Rama u kërkoi diplomatëve që të kujdesen më shumë për diasporën shqiptare në SHBA, Europë dhe në kudo, e cila ka vlera të mëdha dhe fuqi të pashfrytëzuara në dobi të Shqipërisë.

Kryeministri Rama theksoi edhe nëvojën për reforma në shërbimin diplomatik. Ai tha se diplomatët kanë punuar në kushte të vështira, duke bërë sakrifica për detyrën, ndërsa tani do të mbështeten më mirë nga shteti shqiptar.

Zoti Rama theksoi po ashtu se diplomatët shqiptarë dhanë ndihmesën e tyre në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, megjithë kohën e shkurtër, duke përmirësuar ndjeshëm takimet dhe qëndrimet me diplomatët perëndimorë.

XS
SM
MD
LG