Lidhje

Kodheli, mbështetje më të gjerë për Naton


Në Shqipëri, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha sot se vendi i saj është i gatshëm të kontribuojë jo vetëm me trupa, por duke i ofruar Natos edhe asete të cilat mund të përdoren për operacionet e Aleancës.
Zonja Kodheli i bëri këto komente në përfundim të një takimi që ajo pati në Tiranë me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Philip Breedlove. Pas ngjarjeve në Ukrainë, Nato po përballet me sfida të reja. “Këto janë kohë shumë të rëndësishme këtu në Europë, ndoshta nga më kritiket që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”, u shpreh gjenerali Breedlove. “Ndryshime të rëndësishme janë duke ndodhur në mjedisin e sigurisë. Këto ndryshime – shtoi ai - e kanë shtyrë NATO-n të shikojë me vëmendje mënyrën se si kemi vepruar gjatë 20 viteve të fundit. Dhe këto janë kohë kur ne u kërkojmë anëtarëve tanë që të demonstrojnë unitet dhe t’i qëndrojnë premtimit për mbrojtje kolektive, i cili përbën gurin e themelit të Aleancës”.
Gjenerali i lartë i Natos theksoi se “pavarësisht se kërcënimi ndaj vlerave të Aleancës vjen nga afër apo nga larg, është domosdoshmëri që të gjithë anëtarët e saj të jenë gati në mbrojtje të tyre”, nënvizoi ai duke theksuar se kishte marrë garancinë se Shqipëria mbetet e angazhuar për këtë.
XS
SM
MD
LG