Lidhje

Aktivistët në Hong Kong bllokojnë ndërtesat qeveritare


Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut thotë se nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht nga thirrjet e vazhdueshme të protestuesve pro-demokracisë që ai të largohet nga posti. Leung Chun-ying e bëri njoftimin pak para skadimit të afatit që i kishin dhënë protestuesit për dorëheqje. Por ai tha se do të dërgojë sekretarin e tij të parë për t’u takuar me studentët protestues.

Zoti Leung tha se studentët i kishin dërguar një letër disa orë para skadimit të afatit, ku i kërkonin takim. Ata kishin kërcënuar se do të uzurponin disa ndërtesa qeveritare nëse ai nuk jepte dorëheqjen deri në mesnatë.

Mësymja drejt ndërtesave qeveritare do të sinjalizonte një shkallëzim të rëndësishëm të protestave dhe autoritetet kanë paralajmëruar pasoja serioze nëse demonstruesit përpiqen ta bëjnë një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG