Lidhje

Programin bërthamor i Teheranit


Diplomatët e lartë amerikanë dhe iranianë po takohen në Vienë në një përpjekje të minutës së fundit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për programin bërthamor të Teheranit, por gjasat janë të pakta që ajo të arrihet para afatit të nesërm.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Jashtëm iranian Mohammed Javad Zarif filluan një raund të pestë bisedimesh sot, ndërsa Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritej të bashkohej në këto bisedime më pas.
Irani tha se do të fillonte diskutimet për zgjatjen e bisedimeve, nëse nuk arrihet marrëveshja deri sot në mbrëmje, ndërsa Sekretari Kerry tha dje se vazhdojnë të ekzistojnë hendeqe serioze në bisedime.

XS
SM
MD
LG