Lidhje

Maqedoni, shqiptarët festojnë 28 Nëntorin

  • Isak Ramadani

Edhe pse 28 Nëntori në Maqedoni nuk ka hyrë në kalendarin e festave zyrtare, shqiptarët e atjeshëm e festojnë këtë ditë përmes manifestimeve në komunat ku përbëjnë shumicën e popullatës. Rrugët e një pjese të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, si dhe të Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kërçovës, Dibrës së Madhe dhe vendbanimeve më të vogla, janë stolisur me flamuj kombëtarë. Në sheshet e këtyre qyteteve po organozohen koncerte dhe manifestime të tjera kulturore. Në shumë shkolla shqipe të Maqedonisë ka patur aktivitetekulturore.

XS
SM
MD
LG