Lidhje

Shtimi i popullsisë në Afrikë


FILE - A United Nations report predicts a baby boom in Africa. Here, a woman carries her child in Nigeria's Kaduna State.

FILE - A United Nations report predicts a baby boom in Africa. Here, a woman carries her child in Nigeria's Kaduna State.

Deri në vitin 2050, UNICEF-i thotë se dy nga pesë fëmijë në botë do të jenë në Afrikë. Ky ndryshim i pashembullt demografik ka dy shkaqe: popullsia tashmë e re së shpejti do të arrijë moshën riprodhuese, duke shkaktuar një bum të lindjes së fëmijëve. Ata që po ndjekin me vëmendje këtë zhvillim thonë se vendet afrikane urgjentisht duhet të përgatiten për këtë cunami të foshnjave me politika të efektshme qeveritare.

Pastori Princewell Elimiaga nuk ka nevojë të lexojë raportet për të kuptuar se popullsia e Afrikës po rritet me shpejtësi.

Ai e sheh këtë zhvillim në kishën e tij në Lagos të Nigerisë dhe në qendrën e kujdesit të fëmijëve që ai drejton në Johanesburg.

Kur ajo u hap më 2002, kishte vetëm 20 fëmijë.

Tani, ajo ka më shumë se 130 fëmijë të moshave nga 3 muaj deri në 6 vjeç.

"Dhe çdo vit, numri i tyre rritet. Ne po shohim një ndryshim të madh. Fëmijët po rriten dhe po largohen, por megjithatë numri i tyre nuk po pakësohet".

Zoti Elimiaga është dëshmitar i një prirjeje që shumë shpejt do të jetë e vështirë të injorojohet, popullsia e Afrikës po rritet me shpejtësi, në qytete dhe në fshatra.

Afrika tashmë ka një nga popullsitë më të reja në botë.

Deri në vitin 2050, UNICEF-i vlerëson se Afrika do të jetë shtëpi e rreth 41 përqind të lindjeve në botë.

Kjo, thotë studiuesi Koffi Kouakou, është një sfidë masive për politikat publike.

"Çdo udhëheqës, apo çdo president, duhet të jetë në gjendje të mendojë për këtë. Dhe në qoftë se ata nuk e përgatiten, do të ketë probleme, sepse niveli i rritjes së popullsisë mund të tejkalojë konsumimin e burimeve që ne do të duhet të kemi për të mbajtur atë popullsi. Dhe në qoftë se popullsia rritet gjithnjë e më shumë, do të duhet infrastrukturë e re për strehim, qytete të reja, materiale të reja të ndërtimit, ushqim, ujë dhe shumë gjëra të tjera".

Zoti Elimiaga dhe të tjerët thonë se qeveritë menjëherë duhet të fillojnë të trajtojnë problemin bazë.

"Qeveria duhet të mbështesë çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve. Sepse në qoftë se ju ndërtoni një shtëpi pa themel, ajo do të rrëzohet".

Studiuesi Kouaku thotë se Afrika ka shumë probleme. Por popullsia e saj, thotë ai, nuk është njëri prej tyre.

"Afrika nuk ka problem të rritjes së popullsisë. Afrika në fakt ka probleme me shpërndarjen e burimeve. Ka toka pjellore kudo, pra menaxhimi dhe qeverisja e këtyre burimeve është kyçe".

Thembisa Madlanga është mësuese në çerdhen Mountain. Ajo e shikon se si klasa e saj e dy-vjeçarëve po rritet me shpejtësi.

Ajo thotë se kjo e ka bindur pjesërisht atë që të mos ketë më shumë se dy fëmijë.

"Për shkak të përgjegjësisë, nuk mendoj se do të kem ose do të mund të ushqejë pesë fëmijë".

Bumi i lindjeve të fëmijëve në Afrikë do të ketë pasoja të mëdha që ata ende nuk i kuptojnë.

Megjithatë, bumi i lindjeve të fëmijëve vazhdon.

XS
SM
MD
LG