Lidhje

Nxirret nga deti bishti i avionit indonezian


Bishti i avionit të AirAsia që ra në detin Java, është nxjerrë por hetuesit indonezianë nuk gjetën kutitë e zeza të regjistrimit brenda tij.

Një pjesë metali me fjalët AirAsia të dallueshme u soll në siperfaqen e detit sot, duke përdorur mjete lundruese.

Avioni i kishte kutitë e regjistrimit të zërit dhe të të dhënave në bishtin e avionit. Gjetja e tyre është vendimtare për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionit më 28 dhjetor, duke shkaktuar vdekjen e 162 vetëve në bord.

Ekipet e kërkimit kishin diktuar sinjale nga kutitë e zeza të avionit 8501 dje, por zyrtarët thanë se dukej që ato të ishin shkëputur nga bishti.

XS
SM
MD
LG