Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Estoni


Estonezët po votojnë sot në zgjedhjet parlamentare të vendit.

Qeveria e koalicionit e kryeministrit Taavi Roivas pritet të fitojë ndërsa vendi balltik, anëtar i NATO-s, që dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, është në kushtet e një Rusie fqinjë të forcuar ushtarakisht dhe një partie opozitare pro-Kremlinit.

Zoti Roivas ka shprehur shqetësim për një ndërhyrje të mundshme ruse në Estoni, pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë. Ai ka bërë thirrje për më shumë trupa dhe paisje të NATO-s për të vëzhguar manovrat ushtarake ruse përtej kufirit në ditët para zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG