Lidhje

100 vjetori i sulmit në Galipoli


Një numër rekord australianësh dhe zelandezësh u mblodhën sot që para agimit për të shënuar 100 vjetorin e sulmit në Galipoli, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Po sot në Galipoli, që tani i përket Turqisë, Princi Çarls i Britanisë dhe kryeministri i Australisë dhe ai i Zelandës së Re folën për heroizmin e ushtarëve. Sulmi i 25 prillit, 1915 u përpoq të hapte rrugën për anijet luftarake të forcave aleate dhe të merrte Kostandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë Osmane që ishte aleate me Gjermaninë. Fushata vazhdoi për muaj me radhë dhe solli vdekjen e 45 mijë ushtarëve nga forcat aleate para se të përfundonte me dështim. Afro dy herë më shumë trupa osmane u vranë.

25 prilli për Australinë dhe Zelandën e Re është shndërruar në ditë të shënuar përkujtimore dhe shërben si simbol i sakrificës së ushtarëve australianë dhe zelandezë në të gjitha luftrat dhe konfliktet.

XS
SM
MD
LG