Lidhje

Qipriotët votojnë për presidentin


Votuesit në pjesën turke që Qipros po hedhin sot votën në balotazhin presidencial që ka vënë përballë njëri-tjetrit kandidatin e moderuar Mustafa Akinci dhe presidentin aktual, përfaqësuesin e vijës së ashpër Dervish Eroglu.

Zoti Akinci mbështet idenë e ribashkimit të ishullit si një federatë. 78-vjeçari Eroglu është shprehur haptazi për krijimin e dy shteteve – një për qipriotët turq dhe një për ata grekë, të cilët të bashkëpunojnë në një partneritet.

Rezultati i këtyre votimeve do të përcaktojë udhëheqjen që do të marrë në dorë negociatat me palën greke lidhur me ribashkimin e ishullit. Pjesa turke e ishullit njihet vetëm nga Turqia, ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare njeh qeverinë greke të Qipros.

Qiproja u nda në vitin 1974 kur Turqia pushtoi një pjesë të ishullit pas një grushti shteti nga një grup që donte bashkimin e ishullit me Greqinë.

XS
SM
MD
LG