Lidhje

Fillojnë të arrijnë ndihmat e para në Nepal


A child injured in Saturday’s earthquake, is carried by a Nepalese soldier after being evacuated in an Indian Air Force helicopter at the airport in Kathmandu, Nepal, April 27, 2015.

A child injured in Saturday’s earthquake, is carried by a Nepalese soldier after being evacuated in an Indian Air Force helicopter at the airport in Kathmandu, Nepal, April 27, 2015.

Banorët e kryeqytetit të Nepalit kaluan natën në qiell të hapur nga frika e goditjeve të tjera pas tërmetit masiv që tronditi pjesën më të madhe të vendit të shtunën, duke vrarë më shumë se 3.700 njerëz dhe duke plagosur disa mijëra të tjerë. Ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit kanë filluar të arrijnë në kryeqytetin e vendit, Katmandu. Ndërkohë, ekipet lokale të shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nën ndërtesat e shkatërruara për të mbijetuar.


"Kam tre ditë që jam këtu dhe nuk ka asnjë zgjidhje për çështjen e strehimit. Natën e kaluar ra shi, të gjithë u bëmë qull, duke përfshirë edhe fëmijët. Kërkuam ndihmë nga autoritetet dhe ata na thanë se do të vinin brenda gjysme ore, por askush nuk erdhi'', thotë ky banor.

Sistemet e komunikimit në zonat rurale janë dëmtuar nga tërmeti. Numri i të vrarëve dhe të plagosurve pritet të rritet pasi të vijnë njoftimet nga ato zona.

"Është shumë e vështirë, pasi madje edhe në një situatë normale hyrja në këto fshatra është shumë e vështirë. Ka rrugë që mund të kalohen vetëm me makina të mëdha. Në ato fshatra shpesh ka rrëshqitje të dheut që mund të mbyllin rrugët dhe mund t’i izolojnë ato tërështisht".

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Herman njofton se zyrtarët e emergjencës në Katmandu kanë marrë kërkesa të shumta për ndihmë dhe për operacione kërkim-shpëtimi nga i gjithë vendi.

Tërmeti 7.8 ballësh me epiqendër rreth 80 kilometra në veriperëndim të Katmandusë, ka shkatërruar pjesë të mëdha të qendrës historike të kryeqytetit. Pasgoditja prej 6.7 ballësh që preku rajonin të dielën ishte një nga të paktën 18 lëkundjet në zonën e kryeqytietit që nga e shtuna.
Tërmeti tronditi zonat malore disa minuta para mesditës të shtunën, duke shkatërruar ndërtesat historike në kryeqytetin e lashtë të këtij vendi. Njoftohet se të paktën 180 njerëz humbën jetën, nga shembja e kullës Dharahara, një ikonë e qytetit, e shpallur nga UNESCO-ja si objekt i trashëgimisë botërore.
Në lindje të Katmandusë, ortekët tronditën malin më të lartë në botë, Everestin, duke vrarë të paktën 18 alpinistë dhe duke mbuluar kampet e tyre.

Dhjetëra njerëz u vranë në Indi. Ka patur njoftime për viktima edhe në Bangladesh, Butan dhe rajonet e tjera përgjatë kufirit Nepal-Kinë.

Shtetet e Bashkuara premtuan një ndihmë të menjëhershme prej një milion dollarësh dhe do të dërgojnë një ekip të specializuar të kërkim-shpëtimit nga shteti i Virxhinias

Sekretari i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, tha se tre ton furnizime dhe 40 pjesëtarë të Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Katastrofave është nisur drejt Nepalit. India gjithashtu ka filluar të evakuojë me helikopbterë shtetasit e saj nga Nepali.

Kina, Gjermania, Kanadaja dhe Izraeli janë në mesin e vendeve që po dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në zonat e goditura.

Tërmeti i të shtunës ishte më i forti në 81 vjet në Nepal. Në vitin 1934 një tërmet më i fuqishëm shkaktoi vdekjen e më shumë se 10,000 njerëzve.

XS
SM
MD
LG