Lidhje

Ndryshimet klimatike dhe moti ekstrem


People walk at the venue of the U.N. Climate Change Conference COP 20 in Lima, Peru, Dec. 4, 2014.
People walk at the venue of the U.N. Climate Change Conference COP 20 in Lima, Peru, Dec. 4, 2014.

Shkencëtarët gjithnjë e më shumë po e lidhin motin ekstrem me ndryshimet klimatike. Temperaturat tepër të larta në Indi kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se një mijë njerëzve në muajin fundit, ndërsa stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në shtetin jugor amerikan të Teksasit.

Më shumë se 852 njerëz kanë vdekur nga temperaturat e larta në shtetin indian të Andhra Pradeshit që nga 13 maji.

Në rajonin fqinj të Telenganës 266 njerëz kanë vdekur nga arsyet që lidhen me vapën.

Temperaturat në këto dy shtetet shënuan një ulje të vogël, por ato do të vazhdojë të qëndrojnë në rreth 45 gradë celsius.

"Mjekët dhe presoneli i ndihmës së parë po inkurajojnë njerëzit të mos punojnë jashtë në temperatura të larta. Ata po inkurajojnë njerëzit të mbulojnë kokën kur dalin jashtë shtëpive dhe të vishen me rroba të lehta pambuku", thotë zonja Sarojini, zyrtare indiane e shëndetësisë në Vishakapatnam

Moti i nxehtë me erëra të thata ka përfshirë edhe Nju Delhin dhe pjesën më të madhe të Indisë veriore dhe qendrore.


Zyrtarët thonë se temperaturat e larta ka të ngjarë të vazhdojnë për të paktën një javë.

Shkencëtarët parashikojnë se ndryshimi i klimës do të përkeqësohet nga mesi i këtij shekulli.


Një studim i botuar më 27 prill të këtij viti, në revistën Nature Climate Change, sugjeron se përqindja e ditëve jashtëzakonisht të nxehta të shkaktuara nga çlirimi i gazeve serrë do të kalojë shifrën 95 përqind.

Raporti i univerisitetit zviceran, ETH Zurich, thotë se tre nga katër ditët e nxehta janë rezultat i efektit të njeriut mbi klimën.

Megjithatë, njerëzit nuk kanë pasur një efekt kaq të madh mbi reshjet e mëdha.

Shkencëtarët zviceranë llorgarisin se 18 për qind e reshjeve ekstreme të shiut janë shkaktuar nga ngrohja globale.

Por në qoftë se bota ngrohet 1.1 gradë celsius më shumë, që pritet të ndodhë nga mesi i shekullit, rreth 39 për qind e reshjeve do t'i atribuohen ndikimit të njeriut, thuhet në raport.


Statistikat nuk janë ngushëlluese për banorët e Teksasit, të goditur nga stuhitë e mëdha të shiut.

Përmbytjet kanë përfshirë një destinacion popullor turistik përgjatë lumit Blanco në korridorin mes qytetit të Austinit dhe San Antonios në Teksas.

Në qytetin turistik të Uimberejit, të mërkurën ekipet e kërkim-shpëtimit rifilluan përpjekjet për gjetjen e 11 personave të zhdukur.


D'Anna Tindel, pronat e së cilës janë dëmtuar nga përmbytjet, thotë se ajo është me fat që familja e saj është mirë.

"Nuk kemi humbur asnjë anëtarë të familjes dhe pavarësisht nga dëmet e mëdha, shtëpitë tona nuk janë shkatërruar tërësisht. Prantaj unë ndihem shumë e bekuar".

Meteorologët thonë se stuhitë nuk kanë mbaruar, duke rritur mundësinë e më shumë përmbytjeve, në shtetin i cili zakonisht vuan nga thatësira.

Adam Sobel, një ekspert i klimës në Universitetin e Kolumbias, thotë
se një pjesë e motit ekstrem është ndikuar nga ngrohja e klimës së Tokës.

"Ne jemi mjaft të sigurt se valët e të nxehtit janë duke u bërë më të shpeshta dhe ne kemi dëshmi të ndikimit të njeriut në rritjen e temperaturave. Ne besojmë se lloje të tjera të ngjarjeve ekstreme të motit si përmbytjet dhe thatësirat ndikohen nga ndryshimet klimatike, por ka edhe shumë faktorë të tjerë të natyrës që mund t’i shkaktojnë ato. Dhe për tornadot ne ende nuk e dimë nëse ato shkaktohen nga ndryshimet klimatike".

Përmbytjet në Hjuston kanë prekur pothuajse çdo pjesë të qytetit dhe kanë paralizuar disa zona. Zjarrfikësit kanë kryer më shumë se 500 operacione të shpëtimit të njerëzve nga uji, shumica e tyre njerëz to bllokuar në makina. Të paktën 2.500 automjete janë braktisur nga shoferët, thonë zyrtarët.
Izraeli, Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës të mërkurën u përfshinë gjithashtu nga një valë e të nxehtit me temperatura që pritet të arrijnë në 43 gradë celsius.

Shkencëtarët e Administratës Kombëtare të Oqeaneve në Shtetet e Bashkuara thonë se nëse kjo situatë vazhdon, atëherë viti 2015 do të jetë më i nxehtë se 2014-a.

Në tre muajt e parë të vitit 2015, temperatura e globit ishte 13.1 gradë celsius, duke e thyer rekordin e vendosur në vitin 2002.

XS
SM
MD
LG