Lidhje

Shoqëria civile dhe zgjedhjet vendore


Në Tiranë, një grup organizatash të shoqërisë civile krijuan sot “Dhomën Zgjedhore” - një nismë e tyre për të vëzhguar së bashku zgjedhjet. Ata ranë dakord të bashkojnë përvojën, mjetet dhe vullnetarët për të ndjekur nga afër procesin zgjedhor të 21 qershorit.

Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile krijuan sot një aleancë në shërbim të zgjedhjeve të 21 qershorit, të cilën e quajtën Dhoma Zgjedhore.

Shtatë institute dhe qendra shkencore, që edhe më parë kanë kryer vëzhgime të proceseve zgjedhore, u bashkuan sot për të gërshetuar të dhënat dhe analizat e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Organizatat e shoqërisë civile do të vëzhgojnë procesin zgjedhor gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve si dhe nxjerrjen e rezultateve.

Veprimtarët e tyre vullnetarë do të ndjekin nga afër edhe numërimin e votave, ku shpesh ka dyshohet për manipulime.

Dhoma Zgjedhore synon të mbledhë në një tryezë zërat e ndryshëm të vëzhguesve vendorë dhe të japë raporte dhe përgjigje për cdo vështirësi gjatë procesit zgjedhor, madje edhe të njoftojë në kohë reale, nëse ndodhin incidente, në mënyrë mund të shmangen shpejt.

Shoqëria civile ka një përvojë të gjatë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Organizatat e vullnetarëve që vëzhgonin zgjedhjet u krijuan qysh në fillim të pluralizmit shqiptar si Shoqata për Kulturë Demokratike dhe deri vonë Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.

Ndërsa Dhoma e sapokrijuar e Zgjedhjeve përfshin një hapësirë më të gjerë se sa thjesht vëzhgimi i procesit. Institutet pjesëmarrëse do të ndjekin zgjedhjet dhe angazhimet e kandidatëve.

XS
SM
MD
LG