Lidhje

Akuzë për heqjen e flamurit të konfederatës


Bree Newsome of Charlotte, N.C., climbs a flagpole to remove the Confederate battle flag at a Confederate monument in front of the Statehouse in Columbia, S.C., June, 27, 2015.
Bree Newsome of Charlotte, N.C., climbs a flagpole to remove the Confederate battle flag at a Confederate monument in front of the Statehouse in Columbia, S.C., June, 27, 2015.

Një grua afrikano-amerikane hoqi sot flamurin e konfederatës nga një shtyllë pranë legjislaturës së shtetit të Karolinës së jugut, një ditë pasi presidenti amerikan Barak Obama e quajti atë "një kujtesë të shtypjes sistematike dhe nënshtrimit racor."

Departamenti i Karolinës së Jugut për Sigurinë Publike tha në një deklaratë se flamuri, për shumë kohë simbol i krenarisë jugore, u rivendos brenda një ore pa shkaktuar dëme të mëtejshme.

Pas heqjes së flamurit, Brittany Newsome, 30 vjeçe, dhe James Ian Tyson, edhe ky 30 vjeç, të dy nga Karolina e Veriut, u arrestuan nën akuza për dëmtim të përmendores, një akuzë për kundërvajtje në një incident të tillë.

Brittany Newsome akuzohet se u ngjit në shtyllën e flamurit, jashtë Kapitolit (ndërtesa e legjislaturës së shtetit) në Columbia, kryeqytet i Karolinës së Jugut, dhe hoqi flamurin e konfederatës. Ian Tyson, i cili shoqëronte Brittanyn, akuzohet se kishte qëndruar në një zonë të ndaluar pranë shtyllës së flamurit.

Një grup aktivistësh vendorë mori përgjegjësinë për planifikimin e heqjes së flamurit.

Në eulogjinë e tij për një senator të vrarë shtetëror dhe pastor, të premten, zoti Obama filloi të këndonte himnin fetar "Amazing Grace", së bashku me priftërinjtë dhe disa mijëra pjesëmarrës në Kolegjin e Charlestonit në Karolinën e Jugut.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, afrikano-amerikanët po mbështesin një lëvizje të shpejtë në rritje për të hequr flamurin e konfederatës nga vendet publike pas masakrimit racor javën e kaluar të nëntë adhuruesve zezakë brenda një kishe në qytetin Çarleston të Karolinës së Jugut.

Sipas ligjit, flamuri vendoset në një përmendore pranë Kapitolit për të nderuar ushtarët që luftuan për konfederatë pro-skllavërisë gjatë Luftës Civile Amerikane.

Legjislatura e Karolinës së Jugut pritet të fillojë debatin javën e ardhshme nëse do ta heqë flamurin nga përmendorja.

XS
SM
MD
LG