Të premten në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u shqyrtuar situata në Kosovë. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova vendosi themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte duke përmbushur detyrimin e saj ndaj drejtësisë. Por, ai tërhoqi vërejtjen se kjo gjykatë nuk mund të barazojë krimet e mundshme individuale me siç tha gjenocidin shtetëror serb në Kosovë. Në emisionin televiziv Ditari zhvilluam një bisedë telefonike nga Nju Jorku, me zotin Hashim Thaçi.