Lidhje

Nju Orlinsi 10 vjet pas uraganit Katrina


This combination of Aug. 30, 2005, and July 29, 2015, photos shows downtown New Orleans floolded by Hurricane Katrina and the same area a decade later.

This combination of Aug. 30, 2005, and July 29, 2015, photos shows downtown New Orleans floolded by Hurricane Katrina and the same area a decade later.

Ka kaluar një dekadë që kur qyteti i Nju Orlinsit dhe shumë nga lagjet përreth tij u përmbytën pas çarjes së pritave gjatë uraganit Katrina. Një pjesë e mirë e infrastrukturës dhe shtëpive janë rindërtuar dhe biznesi e turizmi po lulëzojnë. Por uragani la pas shumë ndryshime që ende ndjehen në qytet, një ndër të cilat është një përzierje e re racore e popullatës:

Një dekadë pas Katrinës, qyteti që dukej i mbërthyer në kthetrat e vdekjes, është tani gjithë vitalitet.

“Dhjetë vjet më pas jemë krenarë që po përjetojmë një ndër rilindjet më të mëdha që ka njohur qyteti në historinë e tij”.

Sot qyteti ka popullatë më të re pasi, sipas zotit Kopplin, po tërheq të rinj me muzikën, kuzhinën dhe kulturën unike.

“Kemi afro 500 restorante më shumë tani se para Katrinës. Pra kemi popullatë më të vogël, por më shumë restorante”.

Qyteti ka përjetuar ndryshime edhe në aspekte të tjera: infrastruktura dhe shkollat janë përmirësuar dhe popullata është më e larmishme.

Allison Plyer, e cila ndjek ndryshimet statistikore për Qendrën e Statistikave në Nju Orlins, thotë se qyteti ka tani 385 mijë banorë, pra 100 mijë më pak krahasuar me numërimin e popullsisë në vitin 2000.

“Qyteti ka rreth 100 mijë afrikano-amerikanë më pak se para Katrinës. Ka gjithashtu 10 mijë të bardhë më pak. Por kemi më shumë latino dhe aziatikë”.

Latinot erdhën nga Teksasi dhe shtete të tjera pasi u hapën vende pune për rindërtim. Shumë prej tyre janë vendosur këtu.

“Në Luiziana, rindërtimi pas Katrinës vazhdoi për shumë kohë, aq sa shumë njerëz u vendosën këtu si banorë të përhershëm”.

Shumë të rinj që kishin ardhur si vullnetarë gjatë rindërtimit, vendosën të jetojnë këtu. Kjo përzierje e re demografike u ka dhënë një pamje të re disa zonave, por nuk ka për të cënuar katakterin kulturor të qytetit, thotë zonja Plyer:

“Nju Orlinsi nuk është bërë park argëtimi si Disneyland. Ai mbetet Nju Orlinsi i përhershëm”.

Sfida për drejtuesit e qytetit është që këto ndryshime pozitive t’i ndjejë tani çdo segment i kësaj përzierjeje të larmishme të qytetit.

XS
SM
MD
LG