Lidhje

Restaurimi i një kështjelle historike në Poloni


Ekspertët në Poloni po përpiqen të rinovojnë një kështjellë të shekullit të 14. Kështjella e Dukëve në Szczecin ishte një nga rezidencat e dukëve të Pomerania-Stettinit, që sunduan për rreth 5 shekuj në Dukatin e Pomeranias, ku Polonia prek brigjet e Detit Balltik.

Rreth e përqark mbretëson qetësia, por brenda Kështjellës së Dukëve, ekipet e rinovimit po punojnë intensivisht dhe puna në krahun verior të saj pothuajse ka përfunduar.

Në Hollin Boguslaw, muret dhe tavanet e larta po pikturohen me motive lulesh. Dizenjoja është bërë duke patur parasysh modelin e paraluftës, dhe synimi është që të duket siç ishte para 400 vjetësh në shekullin e 17-të.

Kostoja për gjithë procesin do të jetë rreth 6.83 milionë dollarë. Olgierd Geblewicz, marshall i Voivodshipit, thotë se Kështjella është rigjallëruar.

“Ne duam të rrëfejmë historinë e dinastisë së Dukëve të Pomeranias, që quhej Gryfits. Ata sunduan Pomeranian për pesë shekuj. Gjurmët e tyre gjenden jo vetën në Pomerania, por edhe në Gjermani. Kjo dinasti është shumë e rëndësishme për rajonin, por deri sot nuk i kemi ekspozuar shumë këto vende. Prandaj duam të tregojmë historinë e Gryfitëve përmes kështjellës”.

Kështjella ishte rezidenca e Dukëve të Pomerania-Stettinit të families mbretërore të Pomeranias. Ata sunduan nga viti 1121 në 1637.

Në vitin 1902, filloi një përpjekje për restaurimin e kështjellës. Lufta e Dytë Botërore i ndërpreu punimet dhe puna e bërë deri në atë kohë u shkatërrua nga bombardimet në gusht të vitit 1944. Rindërtimi pas luftës filloi në 1958.

“Po përfundojmë modernizimin e anës veriore që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë vlera historike, thotë drejtorja e kështjellës, Barbara Igielska. Fizionomia e periudhës së Rilindjes së holleve është ruajtur. Prandaj ishte e rëndësishme për ne të ruanim thelbin historik dhe të ishim besnikë ndaj së shkuarës”.

Në shekullin e 15th, Boguslawi i Dhjetë ndërmori nismën për rindërtimin e kështjellës. Në vitin 1530, një zjarr dëmtoi fronin e Gryfitëve. Bamimi i Njëmbëdhjetë, e zgjeroi Kështjellën, shtoi një kullë sahati dhe zbukuroi ndërtesën. Në vitin 1569, John Frederick e ktheu kështjellën në një rezidencë me stil Rilindjeje dhe një krah i ri u shtua në shekullin e 17 të. Duka i fundit i Pomeranias ishte Boguslaw XIV që sundoi nga 1580 në 1637. Në vitin 1648, dukati u nda në dy pjesë nga Traktati i Uestfalisë dhe pjesa perëndimore, Szczecin ra në duart e suedezëve.

Në vitin 1720, Szczecin ra në kontrollin e Prusëve. Gjatë gjithë shekullit të 19-të godina u vandalizua vazhdimisht. Në fillim fare kështjella ishte kishë dhe pas rindërtimit ajo u përdor edhe si sallë koncertesh.

XS
SM
MD
LG