Lidhje

Obam-Xi zotohen për forcimin e lidhjeve


Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping po zotohen për të forcuar lidhjet e tyre duke punuar përtej mosmarrëveshjeve. Pas dy ditë bisedimesh që përfunduan të premten, dy udhëheqësit ranë dakort t’i jepet fund të gjitha formave të vjedhjeve kibernetike për avantazhe intelektuale apo komerciale. Presidenti Obama e vlerësoi këtë angazhim:

“Është përparim por më duhet të këmbëngul se puna jonë ende nuk ka përfunduar. Ne mund të zgjerojmë bashkëpunimin në këtë fushë ndërsa Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur kompanitë, shtetasit dhe interesat amerikane.”

Ja si u shpreh presidenti kinez u shpreh për takimin:

"Kina kundërshton me forcë dhe lufton vjedhjen e sekreteve tregtare dhe llojet e tjera të sulmeve kibernetike. Pala amerikane ka shqetësime në këtë aspekt. Ne mund, nëpërmjet kanaleve ekzistuese të shprehim këto shqetësime. Ne do të marrim seriozisht dispozitat amerikane për çdo informacion që kemi tani dhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë me anë të autoritetet të rendit të mbajmë një komunikim dhe koordinim për këto çështje dhe trajtimin e përshtatshëm të tyre. "

Të dy udhëheqësit treguan bashkëpunim për ndryshimet klimatike. Presidenti Obama tha se kishin zhvilluar një diskutim të sinqertë për të drejtat e njeriut. Zoti Obama i dha fund dy ditë bisedimesh me darkën shtetërore, ku përshëndeti miqësinë dhe përpjekjet për të përmirësuar jetët e popujve të të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG