Lidhje

Flamuri palestinez në selinë e OKB-së në Nju Jork


Mideast Israel Palestinians

Mideast Israel Palestinians

Udhëheqësi palestinez Mahmoud Abbas i tha të mërkurën Kombeve të Bashkuara se Palestina nuk është më e detyruar të zbatojë marrëveshjet që ka bërë me Izraelin.

Z. Abbas i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se Palestina meriton anëtarësimin e plotë në OKB dhe njohjen si shtet.

Udhëheqësi palestinez bëri këto kërkesa para ceremonisë së ngritjes së flamurit palestinez në organizatën botërore për herë të parë, duke e vendosur atë përkrah 193 shteteve anëtare të OKB-së.

Zoti Abas u bëri thirrje atyre shteteve që ende nuk e kanë njohur shtetin e Palestinës, për ta bërë këtë.

Presidenti palestinez kishte premtuar një njoftim “bombë" para se të mbante fjalimin e tij në OKB.

Por analistët dyshojnë nëse fjala e tij do të ketë shumë ndikim ndërkohë që procesi i paqes në Lindjen e Mesme është shumë poshtë në agjendën së bashkësisë ndërkombëtare.

Disa palestinezë kanë pak shpresa se fjalët e zotit Abas do të kenë ndonjë ndikim.

"Por, sot, mes nacionalistëve fetarë izraelitë dhe individëve brenda koalicionit qeverisës, ka nga ata që thonë se hebrenjtë mund të jetë në gjendje për të adhuruar në Malin e Tempullit, për aq kohë sa ata nuk i detyrojnë muslimanët të dalin jashtë,? '"

Ligjet të reja të ashpra

Dhuna e fundit shpërtheu pak para fillimit të Vitit të Ri hebraik, Rosh Hashanah, festë, e cila gjithmonë sjell shumë vizitorë në Malin e Tempullit. Të rinjtë myslimanë u ngujuan në xhaminë Al-Aksa, duke hedhur gurë dhe bomba zjarri ndaj policisë izraelite.

Tensionet janë përkeqësuar edhe nga vendimi i fundit i Izraelit për dënime me burg deri në 20 vjet për ata që kapen duke hedhur gurë, dhe dënime për prindërit e fëmijëve të cilët hedhin gurë dhe objekte të tjera ndaj policisë izraelite.

Policia i është përgjigjur sulmeve të tilla me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Izraeli ka zbutur ligjet mbi përdorimin e zjarrit për policinë dhe ushtrinë. Sipas politikës së re, forcat e sigurisë mund të hapin zjatr nëse mendojnë se ata ose dikush tjetër është në rrezik.

"Në këtë rast rritet mundësia për të pasur më shumë viktima dhe kjo gjendje mund të shfrytëzohet nga ekstremistët për të ndezur situatën. Pra kryeministri Netanjahu është duke ecur në një vijë shumë të hollë”, thotë Ron Kampeas, shef i zyrës së agjencisë izraelite të lajmeve në Washington.

Më 15 shtator, në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Nickolay Mladenov, koordinator i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, shprehu shqetësim lidhur me vazhdimin e zgjerimit të vendbanimeve izraelite dhe shembjen e strukturave palestinezë në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor.

Pesë ditë më parë, OKB-ja votoi në favor të ngritjes së flamurit palestinez në selinë e saj në Nju Jork në mbështetje të aspiratave palestineze për pavarësi.

XS
SM
MD
LG