Lidhje

Forca speciale amerikane në Siri

FILE - An image grab taken from a video released by Islamic State group's official Al-Raqqa site via YouTube allegedly shows Islamic State (IS) group recruits riding in armed trucks in an unknown location.

Zyrtarët amerikanë thonë se një grup i vogël forcash të armatosura amerikane do të shkojnë në Siri. Sipas njoftimeve fillestare, misioni i tyre do të jetë “për të ndihmuar dhe këshilluar”.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se presidenti ka autorizuar një kontigjent të vogël forcash speciale, rreth 50, për t’u dislokuar në veri të Sirisë.

Sipas zyrtarit misioni i tyre do të jetë të koordinojnë forcat lokale në terren dhe përpjekjet e koalicionit kundër grupit ISIS. Kjo është hera e parë që trupa amerikane dëgohen zyrtarisht në Siri për një mision më të gjatë se sa operacione të shpejta speciale. Po ashtu presidenti ka autorizuar dërgimin e avionëve ushtarakë A-10 dhe F-15 në bazën ajrore Inçirlik në Turqi.

XS
SM
MD
LG