Lidhje

Rekordet e gjenealogjisë mormone


FILE - A genealogy chart of Mormon church founder Joseph Smith hangs on a wall as people research records to work on their genealogy in the Family History Library of The Church of Jesus Christ of Latter-Day Saints on the campus of Brigham Young University
FILE - A genealogy chart of Mormon church founder Joseph Smith hangs on a wall as people research records to work on their genealogy in the Family History Library of The Church of Jesus Christ of Latter-Day Saints on the campus of Brigham Young University

Shtetet e Bashkuara renditen mes vendeve relativisht të reja, por ama ka patur kohë të mjaftueshme të grumbullojë miliona dokumente zyrtare. Që nga çertifikat e lindjes, martesës, tapitë e tokës edhe dokumentet gjyqësore, shumë prej këtyre dokumenteve të pazëvëndësueshme rrezikojnë të zhduken nëpër bodrumet e errëta apo magazinat e vjetëruara të gjykatave. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, një lëvizje disi e pasakontë po punon për të trajtuar këtë çështje.

Carol Roberts ka një detyrë të vështirë. Arkivistja, jo vetëm që punon për të restauruar dhe dixhitalizuar dokumente zyrtare dy shekullore, por ndihmon edhe 95 qarqe në shtetin Tenesi me dokumentet e tyre shpesh të ruajtura në kushte të dobëta.

"Pastrojmë dokumentet historike, i ruajmë dhe stabilizojmë sa të mundemi. Ndihmojmë me koleksionet që duam të ruajmë për të ardhmen.”

Shteti Tenesi ka gjetur një partner të pazakontë për ta ndihmuar, rreth 2500 kilometra larg, në shtetin Utah. Kisha Mormone në qytetin Salt Lake, ka koleksionin më të madh të botës të të dhënave gjenalogjike në akrivën e saj.

Mbikëqyrësi, Raymond Naisbitt, thotë se arkiva aktualisht ka rreth 20 miliardë dokumente dhe me miliona të tjera që shtohen çdo ditë. Disa të dhëna mblidhen nga misionet kishtare në mbarë botën, ndërsa të tjerat nga partneritete publike dhe private. Të gjitha janë në dispozicion të publikut pa pagesë.

“Kushdo nga mbarë bota mund të vijë dhe ne i ndihmojmë të gjejnë paraardhësit e tyre si nga ana dixhitale ashtu edhe me mikrofilm.”

Kisha mbledh dokumentet për qëllime fetare dhe ka ngjallur debat lidhur me mënyrën e përdorimit. Por, zyrtarët këmbëngulin se arkiva është në bazë të teologjisë Mormone. Familja është çelësi, thotë zëdhënësi Paul Nauta.

“Ne besojmë se lidhjet familjare nuk përfundojnë me vdekjen, se nga natyra e tyre ato janë të përjetshme, dhe se përsëri do të takohemi me njerëzit tanë. Njohja e prejardhjes dhe trashëgimi i historisë tek pasuesit tanë është ajo që krijon lidhje të fuqishme familjare.”

Kisha po përpiqet të dixhitalizojë arkivat e saj. Aplikacione të ndërtuara posaçërisht tani ofrojnë të dhëna për këdo me qasje interneti. Zëdhënësi i arkivave thotë se qasja dixhitale është kritike për ngjalljen e interesit tek të rinjtë.

“Bën lidhjen tonë me të kaluarën por edhe me brezat e ardhshëm.”

Kisha po ashtu ka afro 5 mijë Qendra të Historisë Familjare në mbarë botën ku mund të gjesh ndihmë falas nga vullnetarët. Ndihma që të tjerët të gjejnë lidhjet familjare është shpërblim për kishën, thotë zoti Naisbitt.

“Shpesh kemi parë njerëz që lëshojnë britma gëzimi, disa derdhin lot gëzimi, ndërsa kan bërë lidhjet me të kaluarën dhe paraardhësit e tyre.”

Pas një pune nëntë vjeçare në zonën e Memfisit, vullnetarët mormonë kanë përfunduar restaurimin dhe dixhitalizimin e dokumenteve në qarkun më të populluar të shtetit Tenesi.

XS
SM
MD
LG