Lidhje

Republikanët, fushatë në Nevada


Republican presidential candidates, Donald Trump, Sen. Ted Cruz, left, and Sen. Marco Rubio, right, during the Republican presidential debate at the Peace Center, Feb. 13, 2016, in Greenville, S.C.
Republican presidential candidates, Donald Trump, Sen. Ted Cruz, left, and Sen. Marco Rubio, right, during the Republican presidential debate at the Peace Center, Feb. 13, 2016, in Greenville, S.C.

Në SHBA, kandidatët republikanë për president po bëjnë fushatë në Nevada, ku manjati miliarder i pasurive të patundshme Donald Trump po përpiqet të fitojë garën e tij të tretë radhazi ndaj rivalëve kryesorë, senatorit Marco Rubio të Floridës dhe senatorit të Teksasit, Ted Cruz.

Sondazhet e fundit tregojnë se zoti Trump, dikur manjat i kazinove të New York-ut, ka epërsi të konsiderueshme në Nevada, shteti perëndimor që është qendër e lojrave të fatit në SHBA. Një sondazh i CNN/ORC i kryer në fillim të këtij muaji tregon se Trump ka 45 për qind mbështetje nga votuesit republikanë, ndërsa Rubio 19 për qind dhe Cruz 17 për qind.

Trump sapo ka arritur një fitore bindëse fundjavën e kaluar në Karolinën e Jugut, ku Rubio dhe Cruz përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë me rezultat mjaft të ngushtë nga njëri-tjetri.

XS
SM
MD
LG