Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Iran


An Iranian woman displays her ink-stained finger after voting in the parliamentary and Experts Assembly elections at a polling station in Qom, Feb. 26, 2016.

An Iranian woman displays her ink-stained finger after voting in the parliamentary and Experts Assembly elections at a polling station in Qom, Feb. 26, 2016.

Iranianët po marrin pjesë sot në zgjedhjet parlamentare. Këto janë votimet e para kombëtare që pas arritjes së marrëveshjes historike vjet që solli heqjen e disa sanksioneve ndërkombëtare, në shkëmbim për kufizimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Afro 55 milionë iranianë janë regjistruar për të votuar për parlamentin me 290 anëtarë si dhe Asamblenë e Ekspertëve me 88 anëtarë. Asambleja mbikqyr punën e Udhëheqësit Suprem Ajatollahut Ali Khamenei, i cili është autoriteti më i lartë në Iran për politikën e jashtme.

Rezultati i zgjedhjeve të sotme është në një fare mase edhe një votëbesim për politikat e presidentit Hasan Ruhani, i cili do të garojë për një mandat të ri vitin e ardhshëm. Marrëveshja bërthamore ka qenë një ndër synimet kryesore të administratës së zotit Ruhani.

XS
SM
MD
LG