Lidhje

Avramopoulos, KE ndihma për Shqipërinë


Komisioneri europian për Çështjet e Migracionit dhe Sigurisë Dimitris Avramopoulos, tha sot në Tiranë se Komisioni Europian do t’i ofrojë Shqipërisë të gjithë mbështetjen e nevojshme në rast të një fluksi refugjatësh.


Duke folur pas takimit me ministrin e Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, komisioneri europian nënvizoi megjithatë se "deri tani nuk ka të dhëna për flukse të papritura të migrantëve”, por, shtoi ai "është e nevojshme që të gjithë të jenë të përgatitur për cdo lloj mundësie". Zoti Avramopoulos shpjegoi se “Komisioni europian së bashku me FRONTEX -in po e monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës në mënyrë konstante në terren. Shqipëria nuk do të jetë vetëm”, nënvizoi ai.

Autoritetet më të larta shqiptare me të cilat bisedoi komisioneri europian ishin në një linjë, kur theksuan gatishmërinë e Shqipërisë për t’u angazhuar në kuadër të një plani të përbashkët europian. “Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat e saj, të mbajë përgjegjësitë e veta, në kuadër të një plani europian”, deklaroi ministri i Brendshëm Tahiri duke nënvizuar se nevojitet më shumë bashkëpunim, që nga shkëmbimi I informacionit te pasja e strukturave solide për pritjen paraprake.

XS
SM
MD
LG