Lidhje

Forum mbi zgjerimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe


Zgjerimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:03 0:00

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Lëvizja Europiane për Serbinë zhvilluan në Shqipëri një Forum mbi zgjerimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Studiuesit vërejtën se, përveç disa shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimi shqiptaro-serb në rajon po ecën mjaft ngadalë. Kjo qendër studimore po përgatit propozime për nxitjen e marrëdhënieve mes vendeve në Ballkan.

Zgjerimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:03 0:00

Qendra e Përbashkët për marrëdhëniet Shqipëri - Serbi organizoi për dy ditë Forumin e Durrësit, ku studiuesit diskutuan mbi të ardhmen e të dy vendeve në Bashkimin Europian.

Kjo qendër u krijua falë bashkëpunimit mes Institutit Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare Lëvizjes Europiane për Serbinë, me mbështetjen e Gjermanisë.

Gjatë Forumit të Durrësit u shqyrtua rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat politike, ekonomike, arte dhe media, duke krijuar rrjete dhe partneritete në udhëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Europian.

Studiuesit besojnë se forcimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë pritet të krijojë një klimë mjaft të favorshme edhe për të ecur përpara procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Drejtuesja e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Jelica Miniç, e Lëvizjes Evropiane për Serbinë, thotë se përvec marrëdhënieve tregtare, mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm.

“Tregtia mes Shqipërisë dhe Serbisë është duke u zhvilluar, ndonëse jo në përmasa të mëdha. Disa biznese shqiptare po vendosen në Serbi dhe disa firma serbe po veprojnë në Shqipëri. Mes dy vendeve janë nënshkruar 63 marrëveshje të vjetra e të reja, por të gjitha ato po ecin mjaft ngadalë, në arsim, në arte dhe të tjera. Porti i Durrësit për shembull është porti më i afërt dhe më i rëndësishëm për Serbinë. Të gjitha këto janë mundësi për të zhvilluar marrëdhënie të ngushta, sepse të dy vendet duhet t'i tregojnë Berlinit dhe Brukselit se sa kanë përparuar në proceset e integrimit rajonal së pari” - tha zonja Miniç.

Ndërsa Zoti Rakipi thotë se ekonomia mund të luajë një rol të madh në afrimin e dy kombeve.

Studiuesit pohuan se normalizimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe është i nevojshëm nga pikëpamja e integrimit europian të dy vendeve dhe shoqërive.

Krahas ngjarjeve tragjike të të kaluarës, mes dy vendeve ekzistojnë edhe shumë keqkuptime dhe paragjykime të ndërsjella, të cilat pengojnë vendosjen e një bashkëpunimi më të mirë shqiptaro - serb.

XS
SM
MD
LG