Lidhje

Ekipi kurd i futbollit


Turkish riot police use tear gas and water cannons to disperse Besiktas supporters trying to pass security barriers in front of Besiktas' new stadium, the Vodafone Arena, before the Turkish Super League soccer match between Besiktas Istanbul and Bursaspor

Turkish riot police use tear gas and water cannons to disperse Besiktas supporters trying to pass security barriers in front of Besiktas' new stadium, the Vodafone Arena, before the Turkish Super League soccer match between Besiktas Istanbul and Bursaspor

Ndërsa konflikti ende vazhdon përgjatë pjesës juglindore të Turqisë të populluar nga kurdët, mes rebelëve të PKK dhe qeverisë turke, shumë kurdë po përpiqen të harrojnë trazirat duke u përqendruar tek suksesi i ekipit të tyre të futbollit Amedspor në Diyarbakir. Klubi i futbollit gjithnjë e më shumë po bëhet një simbol për kurdët, jo vetëm në Diyarbakir por edhe më gjerë.

Tifozët po festojnë një tjetër fitore të ekipit Amedsport. Po nuk është vetëm fitorja që e bën këtë klub kaq special.

“Është më shumë se një ekip sportiv. Përfaqëson rezistencën dhe një kulturë sportive që synon të reflektojë lirinë e njerëzve. Po bëhet zëri i rezistencës kundër padrejtësisë, dhunës dhe presionit në një mjedis lufte”, thotë një tifoz për Zërin e Amerikës.

Klubi u bë simbol i kurdëve, kryesisht pasi ndryshoi emrin nga Diyarbaki në Amedspor, Amed është emri kurd i qytetit. Ali Karakas është shef i klubit sportive.

“Amedsport shihet si zëri i njerëzve të këtij rajoni, duke përfaqësuar njerëz brenda dhe jashtë qytetit. Një përfaqësim shumë i rëndësishëm. Pas ndryshimit të emrit vitin e kaluar, klubi u bë më i rëndësishëm për njerëzit në rajon.”

Por për shumë, klubi është i vënë në shënjestër, kryesisht kur udhëton. Në këtë sulm, dy drejtues të lartë të klubit pësuan lëndime të rënda. Tifozët kundërshtarë shpesh akuzojnë Amedspor si mbështetës të terrorizmit, gjë që reflektohet edhe në gazetat turke dhe median sociale.

Por, edhe lojtarët janë dënuar. Ylli i klubit, Deniz Naki, u pezullua për 12 ndeshje për një Tweet ku bënte thirrje për paqe dhe fundin e luftës mes rebelëve kurdë dhe forcave të sigurisë.

Përballë shtimit të armiqësive, lojtarët dhe menaxherët gjëjnë mënyra për të qënë të përqendruar tek fitoret. Lojtari Deniz Naki foli për Zërin e Amerikës:

“Fyerjet e tyre më motivojnë më shumë të luaj. Në vend të një hapi unë hedh dhjetë. Nuk shqetësohem më sepse jam mësuar në çdo ndeshje. Shpresojmë të mos vazhdojë kështu. Shpresoj që ekipet tjera të tregojnë mikpritje sikurse ne i presim ata kur vinë në Diyarbakir. Por edhe nëse jo, ne përqendrohemi tek ndeshja dhe luajmë për të fituar.”

Për tifozët, problemi duket se vetëm forcon lidhjen mes klubit dhe mbështetësve.

“Klubi ynë ka rëndësi në reflektimin e emocioneve të popullit kurd në fushën e futbollit. Për ne, është një vend ku shprehim të gjitha emocionet. Nuk mund të bëjmë gjithçka duam, por falë Amedsport, ne mund të shprehemi”, thotë një tifoz.

Shumë e cilësojnë Amedspor si Barcelona e kurdëve me shpresën se klubi do të ketë sukses të ngjashëm me Barcelonën dhe lirinë që tifozët katalë gëzojnë.

XS
SM
MD
LG