Lidhje

Clinton, pranë emërimit


Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është pranë emërimit të Partisë Demokrate si kandidate për presidente, por ajo përballet me një betejë të fundit politike në Kaliforni, shteti më i populluar i vendit, kundër rivalit të saj të vetëm, senatorit të Vermontit, Bernie Sanders.

Zonja Clinton, e cila po përpiqet të bëhet presidentja e parë grua e SHBA, është shumë afër numrit të kërkuar të delegatëve për të marrë emërimin në kuvendin kombëtar të partisë. Ajo ka 2,310 nga 2,383 delegatë që duhen. Sanders ka grumbulluar 1,542 delegatë.

Zonja Clinton, diplomatja më e lartë e SHBA nga viti 2009 deri në 2013, ka të ngjarë ta fitojë emërimin më 7 qershor, pasi ka mjaft mbështetje në shtetin lindor të New Jersey-t. Votimet në Nju Xhersi mbyllen disa orë para Kalifornisë.

XS
SM
MD
LG