Lidhje

Tiranë: Fasadat dhe artet e grafitit


Tirana, me befasitë e saj urbanistike, i ka nxitur vazhdimisht artistët për projekte artistike nga më të ndryshmet. Tendencë e kohëve të fundit janë veprat mbi fasada dhe sipërfaqe murale. Artistët pohojnë se kryeqyteti shqiptar është frymëzues edhe në këtë pikëpamje.

Fasadat dhe artet e grafitit në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:52 0:00

Jeta e qytetit, muret e tij mund të përsëriten mbi veshjet tona me detaje origjinale, të cilat janë të bukura edhe pse duken të vjetëruara.

Ky është projekti më i fundit i autorit Gentian Minga, tërheqës në aspektin urban dhe artistik.

Kjo është një bukuri natyrore, e krijuar nga shiu dhe dielli mbi bojërat e murit.

Punime të tilla, si këto janë shumë të lidhura me grafikën urbane bashkëkohore.

Profesori i pikturës dhe dekani i fakultetit të arteve të bukura, Ardian Isufaj, thotë se punët e Gentianit shkëputin një memorje grafike të fasadave dhe rrugicave të qytetit dhe këto i kthen në personazhe.

Projekti i Mingës synon që imazhet e shkëputura nga muret e harruara të qytetit të stampohen kudo tjetër; në tekstil, dhoma e zyra, mobileri e divanë si dhe në korniza pikturash.

Këto fasada të plasaritura janë ndërgjegja dhe nostalgjia, historia dhe e sotmja e kryeqytetit.

Tendenca për grafika urbane po përhapet gjithnjë e më shumë në qytet, dhe u jep qytetarëve një koncept të ri interesant dhe një qëndrim artistik mbi një realitet të zakonshëm përreth banesave të komunitetit.

Këta vëzhgues të hollë të jetës së Tiranë shohin se si natyra ka krijuar piktura të rralla, të cilat i frymëzojnë studentët e arteve për vepra të reja bashkëkohore.

Studentët e arteve dhe profesorët e arteve, krahas bashkëpunimeve me universitete në SHBA, Itali, Francë etj., punojnë për të qëndruar të lidhur me vendin e tyre dhe propozimet origjinale që u jep natyra shqiptare dhe jeta urbane për të ngritur një galeri të re të shekullit 21.

XS
SM
MD
LG