Në Kosovë, përfaqësuesit e familjarëve të personave të zhdukur thanë sot se pa zgjidhjen e fatit të tyre nuk mund të ketë pajtim në Ballkan. Këto komente u bënë gjatë një konference të komisionit qeveritar për personat e zhdukur, ku është bërë thirrje që pala serbe të mos i zvarrisë procedurat për gërmime të reja në kërkim të trupave të të zhdukruve, ndërsa qeverisë i është bërë thirrje të kushtëzojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me ndricimin e fatit të të zhdukurve. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.