Lidhje

Tiranë, zgjidhja e konflikteve me ndërmjetësim


Në Tiranë janë shtuar zgjidhjet e konflikteve me ndërmjetësim. Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit u krijua 3 vjet më parë me ndihmën e USAID -it.

Siç njofton nga Tirana korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, deri tani ajo ka zgjidhur qindra konflikte pronësore, familjare dhe tregtare.

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit ka zgjidhur deri tani disa qindra konflikte të vogla e të mëdha mes shoqërisë shqiptare.

Ajo ka zgjidhur konflikte në fushën tregtare, familjare, të pronave dhe pothuaj të gjithë llojet e krimeve penale.

Dhoma ka 64 anëtarë të shpërdarë në të gjithë Shqipërinë sipas qarqeve dhe aty ku ka gjykata apeli.

Kryetarja e dhomës së ndërmjetësimit Drita Abdyli, thotë se zgjidhja e konflikteve me ndërmjetësim është më dobiprurës në shoqëri, sepse pajton palët dhe i largon ato nga gjykata ku ka shpenzime të mëdha, mospajtimet rëndohen dhe në fund ka vetëm një fitues dhe një humbës.

Tani në 3 vjetorin e themelimit të dhomës së ndëmjetësimit, numri i konflikteve që ajo trajton është shumëfishuar qysh nga fillimi.

Dhoma ka ndërmjetësues në të gjitha fushat. Ana më e mirë e zgjidhjes së konflikteve me ndërmjetësim, pohojnë ekspertët, është drejtësia restauruese që ajo sjell, palët pajtohen, shtrëngojnë duart dhe njerëzit përmirësohen edhe nga ana shpirtërore e morale.

Suksesi më i madh i Dhomës së Ndërmjetësimit është në konfliktet e divorceve, konfliktet e pronave, marrëdhëniet e punës së pronarëve me punëtorët, dhe marrëdhëniet tregtare.

Nga fillimi i tranzicionit drejt jetës së lirë demokratike shoqëria shqiptare vazhdon të jetë shumë konfliktuoze, qysh nga detajet më të vogla deri tek çështjet më të mëdha.

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit u krjiua në 7 korrik 2013 nën kujdesin e USAID për të kthyer një kulturë të re drejtësie.

Qysh atëherë shumë konlfikte kanë ardhur nga gjykata për ndërmjetësim, dhe dhe më pak çështje që ndërmjetësimi nuk ka zgjidhur dot dhe palët kanë shkuar nëpër gjykata.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG