Lidhje

Maqedoni, ende pa marrëveshje mes partive politike


Katër partitë më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, Lidhja Social Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare kanë vazhduar të marten bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund krizës politike më se një vjeçare që ka përfshirë vendin.

Partitë po bisedojnë në nivel të grupeve të punës, me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar. Ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily u tha mjeteve të informimit se partitë nuk arritën marrëveshje, por se takimi do të vazhdojë të mërkuren.

Përpara takimit, përfaqësuesi i BDI-së, deputeti Artan Grubi tha se marrëveshja pritej të arrihej brenda ditës dhe se vetëm disa gjëra të vogla kishin mbetur për t’u zgjidhur midis dy partive maqedonase.

Ndërkaq, këto dy të fundit nuk kanë mundur të tejkalojnë dallimet lidhur me komptencat që ministri i ri i Punëve të Brendshme do të ketë në qeverinë e re teknike. Ky post do t’i takojë një përfaqësuesi të Lidhjes Social Demokrate të opozitës.

XS
SM
MD
LG