Lidhje

Konferenca “Oqeani Ynë”, një përpjekje e re për ruajtjen e oqenit


President Barack Obama looks stands at Turtle Beach to speak to the media as he tours Midway Atoll in the Papahanaumokuakea Marine National Monument, Northwestern Hawaiian Islands.

President Barack Obama looks stands at Turtle Beach to speak to the media as he tours Midway Atoll in the Papahanaumokuakea Marine National Monument, Northwestern Hawaiian Islands.

Në një konferencë kushtuar mbrojtjes së Oqeanit, u bënë të njohura më tepër se 120 projekte konservimi dhe një fond prej rreth 2 miliardë dollarësh, për t’u përdorur në programe të ndryshme në shkallë globale. Synimi është mbrojtja e Oqeanit. Zyrtarët thonë se këto masa do të prekin më tepër se 2 milionë metra katrore detare në zona të reja ose të mbrojtura, por më të zgjeruara në mbarë botën. Konferenca u mbajt në Departamentin amerikan të Shtetit:

Në Konferencën “Oqeani ynë”, presidenti Obama bëri të njohur krijimin e monumentit të parë kombëtar detar nën mbrojtje, në Oqeanin Atlantik, pas miratimit muajin e kaluar të një tjetër vendimi, për zgjerimin e një zone të ngjashme të mbrojtur, përreth ishujve Hauai, në Oqeanin Paqësor.

Presidenti i tha ministrave të qeverive të vendeve të ndryshme të botës dhe delegatëve të tjerë nga e gjithë bota që morën pjesë në konferencë, se duhet bërë shumë më tepër me ndryshimin e përbërjes kimike të ujit të oqeanit dhe me rritjen e nivelit të detit, duke rrezikuar përmbytjen e bagëtive dhe të komuniteve të tëra.

“Unë e di se në garën mes nesh dhe oqeanit, ky i fundit ka për të fituar, në një mënyrë, apo tjetër. Pra ne duhet t’i përshtatemi atij, dhe jo anasjelltas.”- tha Presidenti.

Sekretari i Shtetit John Kerry, theksoi në konferencë se në ujërat botërore ka tani 500 zona të vdekura ku “jeta thjesht nuk mund të ekzistojë.”

“Jemi mbledhur sot këtu sepse duhet të marrim më tepër masa dhe të veprojmë më shpejt.” - tha zoti Kerry.

Konferenca “Oqeani ynë” nuk u fokusua vetëm tek çështjet ambjentaliste.

Një tjetër shqetësim i rëndësishëm që u ngrit atje ishte peshkimi i paligjshëm dhe i paraportuar.

Aktori Leonardo DiCaprio bëri të njohur në konferencë një teknologji të re, falas, pjesërisht të financuar prej tij, e cila do t’i lejojë përdoruesit të monitorojnë praktikat globale të peshkimit.

“U bëj thirrje të gjithëve, që të njihen me të” - tha Di Caprio.

Teknologjia e re kombinon atë satelitore me radarët nëpër anije, për të lejuar cilindo që ka lidhje interneti, të njihet me itinerarin e mijëra anijeve komerciale, në përpjekje për të frenuar peshkimin e paligjshëm.

XS
SM
MD
LG