Lidhje

Problemet në BE dhe procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit


Brexit dhe procesi i integrimit të Ballkanit në BE
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Brexit dhe procesi i integrimit të Ballkanit në BE

Vendimi i Britanisë për të dalë nga Bashkimi Evropian dhe kriza e imigrantëve ka zhvendosur vëmendjen tek zhvillimet dhe reformat e brendshme në B.E. Ky ishte mendimi i disa ekspertëve gjatë një diskutimi të organizuar nga Këshilli Atlantik në Uashington. Sipas tyre sfidat e tanishme të Brukselit mund të ngadalësojnë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE.

Brexit dhe procesi i integrimit të Ballkanit në BE
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Mungesa e reformave brenda Bashkimit Evropian, dhe veçanërisht çështja e imigracionit ishte arsyeja në vendimin e votuesve britanikë për t’i thënë JO Bashkimit Evropian. Sipas ekspertëve, Bashkimi Evropian tani është i përqëndruar në trajtimin e këtyre çështjeve. Kjo situatë ka ndikuar edhe në përpjekjet e vendeve të Ballkanit për t’u integruar. Ish ambasadori britanik në Uashington, Peter Westmacott thotë se zhvendosja e vëmendjes së Bashkimit Evropian tek problemet e brendshme mund të ngadalësojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Mendoj se shumica e atyre vendeve që janë në pritje të vendimeve të Bashikimit Evropian për zgjidhjen e çështjeve të tij kritike, tani po pyesin se çfarë do të ndodh me ne? Sa kohë mund të presim? Pjesërisht kjo varet edhe nga përmbushja e kritereve për anëtarësim, të cilat me të drejtë janë të vështira. Anëtarësimi i tyre do të varet edhe nga realitetet e reja politike”.

Përrveç problemeve të brendshme ekonomike dhe politike këto vende duhet të permbushin një sërë kritieresh të anëtarsimit. Një sfidë tjetër që ato duhet të trajtojnë është e ashtuquajtura lodhje e B.E.së me zgjerimin, thotë ish sekretari i përgjithshëm i NATOS, Anders Fogh Rasmussen.

Ka një lodhje nga zgjerimi brenda Bashkimit Evropian dhe NATOs, dhe unë mundoj se kjo do të ngadalësojë procesin e integrimit në Ballkan. Megjithatë, Mali i Zi është pranuar si anëtar i ri NATOs dhe kjo tregon se dera është e hapur për vendet që përmbushin kriteret. Nuk mendoj se procesi i integrimit evropian do të finalizohet deri në anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.”

Megjithatë, vendet e Ballkanit duhet të qendrojnë në rrugën e integrimit pasi ato nuk kanë një alternativë tjetër për siguri dhe zhhvillim ekonomik, thotë Damon Wilson, nënpresident i organizatës Këshilli Atlantik në Uashington.

“Bashkimi Evropian sot po ndeshet me sfida dhe probleme. Megjithatë, e ardhmja e vendeve të Ballkanit së bashku është në Evropë. Kjo nuk do të thotë se Bashkimi Evropian do të jetë njësoj siç është sot. B.E. do të reformohet do të ndryshohet, do të duhet të reagoj ndaj daljes së Britanisë. Por anëtarësimi në BE është rruga më e mirë për të ardhmen e njerëzve në vendet e Ballkanit. Integrimi euroatlantik është rruga e duhur nëse ata duan një shkallë sigurie dhe begatie në aspektin afatgjatë.”

Pavarësisht, sfidave të mëdha me të cilat po ndeshet, ekspertët thonë se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë angazhimin e tij në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit.

XS
SM
MD
LG