Lidhje

Fushata presidenciale dy ditë para zgjedhjeve


Campaign 2016 State Of The Nation

Campaign 2016 State Of The Nation

Me dy ditë para zgjedhjeve të martën, kandidatët presidencialë dhanë argumentat e tyre përmbyllëse për të bindur votuesit e pavendosur dhe për të entuziazmuar mbështetësit e tyre.

Ylli i basketbollit Lebron James bëri fushatë dje me zonjën Clinton në Ohajo, një shtet fushë-betejë ku anketat tregojnë se Donald Trump ka epërsi. James i cili dha mbështetjen e tij për zonjën Clinton muajin e kaluar tha se ai e ka hedhur tashmë votën për të.

Zonja Clinton do të vizitojë sot gjithashtu Nju Hemshërin.

Trump ka një plan të ngjeshur pune sot, me ndalesa në vende që votojnë tradicionalisht për demokratët. Ai do të bëjë ndalesa në Ajova, Minesota, Miçigan, Pensilvani dhe Virxhinia.

Trump ka pikturuar një pamje të errët të vendit në se kundërshtarja e tij fiton, ndërsa zonja Clinton vazhdon t’u thotë votuesve se do të jenë më të forte së bashku.

Me vetëm dy ditë larg zgjedhjeve, anketat tregojnë një garë të ngushtë mes Clintonit dhe Trumpit. Një anketë e qendrës The RealClear Politics tregon se zonja Clinton udhëheq me 46.6 përqind të votës, krahasuar me 44.8 përqind për zotin Trump.

Epërsia e saj në disa shtete fushëbetejë është ngushtuar, pas njoftimit një javë më pare se FBI-ja po shqyrtonte email-a të tjera si pjesë e hetimit.

XS
SM
MD
LG