Lidhje

SHBA, policia vret personin e dyshuar në kampus


Policia e qytetit Kolumbus thotë se të paktën tetë persona janë plagosur gjatë një sulmi në kampusin e Universitetit Shtetëror të Ohajos.

Personi i dyshuari u vra nga policia.

Universiteti lëshoi fillimisht një paralajmërim rreth një personi që po qëllonte me armë, por më vonë zyrtarët sqaruan se bëhej fjalë për një njeri që e përplasi makinën drejt një turme njerëzish dhe pastaj doli nga automjeti me thikë në dorë.

Zëdhënës të Universitetit thanë në Twitter se gjendja është tani nën kontroll dhe kampusi i siguruar.

Një profesor i tha Zërit të Amerikës se kolegët e tij ishin të "tronditur" nga ngjarja.

Në kampusin kryesor të Universitetit Shtetëror të Ohajos ka rreth 60 mijë studentë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG