Lidhje

Puçi në Turqi, fillon gjyqi ndaj 29 ish-policëve


29 ish-policë turq dolën sot në gjyq nën akuzat se kanë ndihmuar puçin e dështuar ushtarak të korrikut. Ky është procesi i parë gjyqësor për këtë çështje në Turqi që nga përpjekja për grusht shtetiqë shkaktoi vdekjen e rreth 270 njerëzve.

Në Stamboll sot filluan proceset gjyqësore kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në puçin ushtarak të këtij viti në Turqi.

Autoritetet thonë se më 15 korrik, oficerë të rebeluar të ushtrisë turke përdorën tanke, aeroplanë luftarakë dhe helikopterë në përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Ata sulmuan parlamentin dhe ndërtesa të tjera të rëndësishme.

Turqia ka fajësiar mbështetësit e klerikut mysliman me bazë në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, për organizimin e përpjekjes për grusht shtet. Kleriku Gulen i ka mohuar akuzat.

Policët që po gjykohen sot akuzohen se kanë ndihmuar përpjekjen për grusht shteti duke mos kryer detyrat.

"Ne tani kemi shumë veteranë dhe dëshmorë për shkak të përpjekjes tradhtare të grushtit të shtetit më 15 korrik dhe jemi këtu për t'i përfaqësuar ata. Gjyqet do të vazhdojnë në çdo qytet ku ku ka patur kryengritje. Ky është gjyqi i parë për këtë çështje," thotë avokati Orhan Çagri Bekar.

Prokurorët kanë kërkuar dënime të ashpra me burgim të përjetshëm për 21 policë të akuzuar për pjesëmarrje në "përpjekjen për grusht shtet", ndërsa tetë të tjerë përballen me dënime maksimale me 15 vjet burg për anëtarësim në një organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG