Lidhje

Shqipëri, moti i keq shkakton vështirësi


Në Shqipëri vijon situata e vështirë për shkak të motit të keq. Një person u gjet sot i pajetë në qytetin e Korçës, dhe dyshohet që shkaku i vdekjes të ketë qenë i ftohti.

Rasti i 60 vjeçarit i cili u gjet në një godinë të braktisur në vendin e quajtur Parku i Mallrave, shënon vdekjen e katërt për shkak të motit të keq me ngrica që ka mbërthyer Shqipërinë.

Pavarësisht se intensiteti i rreshjeve të dëborës ka rënë, temperaturat edhe gjatë ditës së sotme kanë shënuar një ulje të mëtejshme. Qarkullimi në akset kombëtare mbetet i vështirë për shkak të akullit dhe në një pjesë të tyre është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve, ndërkohë që problematike mbetet situata në zonat rurale.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Zyrën operacionale disa nga anëtarët e kabinetit të tij dhe drejtues të institucioneve shtetërore të angazhuara në përballimin e situatës. Ai vlerësoi ndërhyrjet e strukturave të pushtetit vendor por dhe atyre shtetërore si ato të ushtrisë, policisë apo dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë për përballimin në veçanti të situatave të vështira.

Ndërkohë opozita ka kritikuar sërish qeverinë e cila sipas saj nuk ka marrë masat e nevojshme duke ja lënë peshën pushtetit vendor.

XS
SM
MD
LG