Lidhje

Pakistani nën terrorin e sulmeve vdekjeprurëse


Forcat pakistaneze të sigurisë deklaruan se kanë vrarë më shumë se 100 persona të dyshuar si militantë të Shtetit Islamik dhe kanë arrestuar shumë të tjerë, gjatë një operacioni të madh të premten, që përfshiu gjithë vendin.

Operacioni ishte përgjigjia ndaj një sulmi me bombë të një vendi të shenjtë, si pasojë e të cilit u vranë 80 persona.

Sulmi i së enjtes në mbrëmje në një vend të shenjtë të provincës Sindh ishte më i madhi i një serie sulmesh me të cilat është përballur Pakistani vetëm gjatë javës së kaluar.

Grupi militant Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për këtë sulm.

Një tjetër grup militantësh, i quajtur Jamaatul Ahrar, një fraksion i talebanëve pakistanezë, ka marrë përsipër përgjegjësinë për të tjera sulme në vend gjatë javës së kaluar, përfshirë një sulm gjatë një proteste në zemër të qytetit të dytë më të madh në vend, Lahore, që la pas më shumë se 10 të vrarë. Grupi njoftoi në faqen e vet në internet se sulmet janë vetëm fillimi i operacioneve kundër shtetit dhe agjensive të tij të sigurisë.

Kjo valë sulmesh ka zbehur fort perceptimin se autoritetet pakistaneze e kanë nën kontroll problemin e terrorizmit.

XS
SM
MD
LG