Lidhje

Ekonomia shqiptare, në 2016 rritja 3,46%


Ekonomia shqiptare në 2016 rregjistroi një rritje prej 3,46 përqind, sipas vlerësimit parprapak të bërë të ditur sot nga Instituti i Statistikave. Një shtysë të ndjeshme në këtë rritje duket se ka dhënë tremujori i katërt, në të cilin Produkti i brendshëm bruto rezultoi në nivelin e 3,97 përqind. Për 9 mujorin e parë të vitit, rritja ekonomike kishte qenë 3,27 përqind.

Ndikim në ecurinë e ekonomisë në tremujorin e fundit duket se ka patur aktiviteti i Ndërtimit, i cili u rrit me 6,81 përqind, i nxitur sipas Instat-it, kryesisht nga kompanitë që kanë kryer punime private për realiziomin e projektit të gazsjellësit TransAdriatik Pipeline (TAP). Po ashtu dhe grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 5,14 përqind, falë ndikimit të drejtpërdrejtë që ka dhënë ecuria e sektorit të energjisë elektrike e rritur me 61,94 %.

Rritja në 2016, është lehtësisht më e madhe se parashikimi i Qeverisë apo dhe i Fondit monetar ndërkombëtar, në nivelin 3.4 përqind. Për vitin 2017 pritshmëritë janë më të larta, për një nivel rritjeje në kuotat e 3.8 përqind.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG