Lidhje

Teknologjia më e fundit në panairin për konsumatorët e elektronikës në Las Vegas


Panairi për Konsumatorët e Elektronikës rikthehet në Las Vegas gjatë datave 9 – 12 janar. Rreth 3500 kompani nga mbarë globi pritet të demonstrojnë aty arritjet më të fundit në inteligjencën artificiale, kujdesin shëndetësor, transportin dhe fusha të tjera.

Teknologjia më e fundit në panairin për konsumatorët e elektronikës në Las Vegas
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Mijëra vizitorë pritet të shikojnë, të dëgjojnë dhe të përjetojnë risitë më të fundit të teknologjisë në panairin më të fundit për konsumatorët e elektronikës, CES 2024, në Las Vegas.

Ky është aktiviteti më i madh i këtillë në botë dhe këtë vit pritet të zgjerohet edhe më tej, me 10% më shumë hapësira dhe me mbi 3500 kompani pjesëmarrëse.

“Përfaqësojmë vërtet të gjithë ekosistemin e teknologjisë. Pra mund të jenë kompanitë e kujdesit shëndetësor, të transportit, të dronëve, printerave tre dimensionalë, të teknologjisë së stilit të jetesës dhe të paisjeve shtëpiake inteligjente”, thotë John Kelley, drejtues i panairit CES.

Vetëm në kategorinë e transportit janë rreth 300 kompani prodhimi.

“Kjo përfshin kompani si BMW, Mercedes-Benz, Hyundai dhe Kia”, thotë zoti Kelley. Mbi 1 mijë prej tyre do të jenë kompani të reja.

“Shikoj sipërmarrës që janë shumë të apasionuar pas produktit të tyre; dhe nuk është thjesht një produkt për të nxjerrë fitim, por më shumë për të zgjidhur një problem”, thotë zoti Kelley.

Kjo përputhet edhe me tematikën e këtij panairi: “Teknologji për të Mirën”.

“Për mua kjo është më frymëzuesja, t’i shoh këto kompani që prodhojnë këto produkte me synimin e mirë për ta ndryshuar botën dhe për ta bërë atë një vend më të mirë”, thotë zoti Kelley.

Në ekspozitë pritet të dominojë inteligjenca artificiale, në veçanti në fusha jetike ku ka patur një rritje të madhe...

“Do të shihni se si inteligjenca artificiale drejton automobilët”, thotë zoti Kelley.

Inteligjenca artificiale është gjithnjë e më e pranishme edhe në sektorin e shëndetësisë.

“Është një fushë me rritje shumë të madhe. Shikojmë lloje të reja zgjidhjesh për të ndihmuar pacientët, për t’i lidhur ata me doktorët, me kompanitë e kujdesit shëndetësor, për t’u ofruar zgjidhje për përmirësimin e shëndetit të tyre”, thotë zoti Kelley.

Vizitorët do të arrijnë të shohin edhe mallra dhe shërbime nga kompani miqësore me mjedisin.

“Kompani që përdorin energjinë e pastër apo që demonstrojnë teknologji që ruan energjinë... E shohim këtë edhe kategorinë e bujqësisë dhe teknologjisë së ushqimit, ku kompanitë po demonstrojnë se si prodhojnë në një mënyrë më efikase, për të zgjidhur problemin e mungesës së ushqimit”, thotë zoti Kelley.

Organizatorët e panairit presin që të vijnë 130 mijë vizitorë nga 150 vende, me një prani të madhe nga Azia.

“Kina do të ketë një prani të lartë. Koreja do të ketë një prani të madhe. Azia është një treg kaq i rëndësishëm për ekosistemin e teknologjisë sa që nuk do të kishte panair pa një prani të fortë aziatike”, thotë zoti Kelley.

Duke sjellë teknologjinë më të mirë globale, gati një e treta e kompanive në panairin CES 2024 do të jenë nga vende të tjera.

XS
SM
MD
LG