Lidhje

Meksika, ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për Ekuadorin


Meksika tha se do të paraqesë një ankesë kundër Ekuadorit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të hënën. Ku veprim vjen pasi forcat e rendit dhe të ushtrisë hynë me forcë në ambasadën meksikane në Kuito, gjë që u prit me reagime të ashpra ndërkombëtare.

Meksika, ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për Ekuadorin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:28 0:00


Ministrja e Jashtme e Meksikës Alicia Barcena priti të dielën të dërguarën e Meksikës në Ekuador Raquel Serur si edhe anëtarët e tjerë të personelit diplomatik që u kthyen në Meksikë.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pasi forcat e sigurisë së Kuitos hynë me forcë në ambasadën e Meksikës të premten vonë për të arrestuar ish-zëvendëspresidentin Jorge Glas, i cili strehohej atje që nga dhjetori.

Ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, presidentë dhe diplomatë e kanë konsideruar bastisjen një shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Është diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Meksikës dhe do të thosha në historinë moderne të Amerikës Latine, as në kohët më të këqija të diktaturave, as vetë diktatori (Augusto) Pinochet nuk guxoi ndonjëherë të dhunonte ambasadën meksikane në Kili”, tha Ministrja e Jashtme e Meksikës.

Zonja Bárcena shtoi se 18 vende në Amerikën Latine, 20 në Evropë dhe Organizata e Shteteve Amerikane kanë mbështetur Meksikën. Zoti Glas kishte kërkuar azil pasi ishte akuzuar për korrupsion.

Ambientet diplomatike konsiderohen territor i huaj dhe "të paprekshme" sipas traktateve të Vjenës dhe organet ligjzbatuese të vendit pritës nuk lejohen të hyjnë pa lejen e ambasadorit.

Zv/presidenti i Ekuadorit, Glas, që ishte dënuar dy herë për korrupsion, kishte kërkuar azil politik nga Meksika që në dhjetor kur hyri në ambasadën e Kuitos. Meksika ia miratoi kërkesën të premten.

Qeveria e Presidentit të Ekuadorit Daniel Noboa kishte argumentuar se dhënia e azilit ishte e paligjshme për shkak të akuzave për korrupsion me të cilat përballet Glas.

Në vitin 2017, zoti Glas u dënua me gjashtë vjet burg pasi u shpall fajtor për marrje ryshfeti nga një firmë ndërtimi braziliane në këmbim të kontratave qeveritare.

Ai ishte përballur me një urdhër arresti të ri për akuza të veçanta për korrupsion, por ai ka thënë se është viktimë e persekutimit politik, një akuzë që qeveria e Ekuadorit e ka mohuar.

Arrestimi i së premtes ishte pika kulmore e një jave tensionesh mes Meksikës dhe Ekuadorit.

Zyrtarët ekuadorianë ishin zemëruar nga komentet e presidentit meksikan Lopez Obrador mbi dhunën në zgjedhjet e vendit, nga e cila gjeti vdekjen një kandidat presidencial.

XS
SM
MD
LG