Lidhje

6 të vrarë në një sulm me thikë në Sidnei


Gjashtë persona mbetën të vrarë në një sulm me thikë në një qendër tregtare në një zonë të Sidneit të shtunën.

Autoritetet thanë se sulmuesi më pas u qëllua për vdekje nga një oficere e policisë.

“Pesë veta kanë vdekur si pasojë e veprimeve të sulmuesit”, tha në një konferencë shtypi ndihmës komisioneri i policisë së Uellsit të Ri Jugor, Anthony Cooke. Më pas u njoftua se një i plagosur humbi jetën.

Tetë persona, përfshirë një fëmijë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia nuk ka të dhëna për motivin e sulmit, tha ndihmës komisioneri Cooke, duke theksuar se ai veproi i vetëm dhe nuk ka më rrezik për publikun.

Kryeministri australian Anthony Albanese, tha se "ky ishte një akt i tmerrshëm dhune, që vuri në shënjestër pa dallim njerëz të pafajshëm që po bënin pazaret në një të shtunë të zakonshme.

Australia ka disa nga ligjet më të ashpra në botë për përdorimin e armëve dhe sulmet si ku i së shtunës, janë të rralla.

*Mbështetur në agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press

XS
SM
MD
LG