Lidhje

Aktivistët, familjet kujtojnë nxënëset nigeriane të rrëmbyera para 10 vjetësh


Aktivistët e fushatës "Na i ktheni vajzat tona" gjatë një proteste më 13 prill, 2017 në Laos, Nigeri/AP/Pamje Arkivi
Aktivistët e fushatës "Na i ktheni vajzat tona" gjatë një proteste më 13 prill, 2017 në Laos, Nigeri/AP/Pamje Arkivi

Para dhjetë vitesh, qindra nxënëse u rrëmbyen në pjesën veriore të Nigerisë nga grupi terrorist islamist Boko Haram. Shumë prej tyre arritën të shpëtonin apo u liruan përmes negociatave, por fati i 82 vajzave varet nga shpresa e rimëkëmbjes së grupit të dikurshëm dinamik të aktivistëve. Grupi “Na ktheni vajzat tona” ishte titull kryesor në mediat globale pas rrëmbimit të vitit 2014. Sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës në Abuja, Timothy Obiezu një dekadë më vonë, rrëmbimet në masë janë shpeshtuar dhe aktivistët po lodhen.

Aktivistët, familjet kujtojnë nxënëset nigeriane të rrëmbyera para 10 vjetësh
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:38 0:00

Ky park publik dikur ishte simbol i shpresës dhe i qëndrueshmërisë, por tani mbart kujtimet e betejës për t’i shpëtuar 82 nxënëse nga 276 vajzat e rrëmbyera nga grupi Boko Haram, që ende mbahen nga ky grup terrorist. Ato u rrëmbyen më 14 prill të vitit 2014 nga shkolla e mesme e Chibokut.

Njëra nga to është mbesa e Nkeki Mutah-ut.

“Çdo ditë, në mëngjes, pasdite, e ndjejmë dhimbjen që na shkakton mungesa e mbesës tonë. Kemi dëgjuar se disa prej tyre kanë vdekur dhe po kërkojmë që qeveria të na tregojë ose të bëjë të ditur emrat e atyre që kanë vdekur, në mënyrë që të mbyllim këtë çështje,” thotë familjari Nkeki Mutah.

Disa ditë pas rrëmbimeve, aktivistët u mblodhën dhe filluan lëvizjen “Na ktheni vajzat tona”, duke kërkuar shpëtimin e tyre.

Aso kohe, grupi takohej çdo ditë këtu dhe fushata e tyre mori vëmendje botërore. Por, jo më.

“Është e lodhshme kjo betejë. Kur fushata ‘Na i ktheni vajzat tona’ filloi... mori vëmendje botërore, pati shumë reagime, përfshirë edhe nga qeveritë e huaja të gatshme ta përkrahin Nigerinë,” zëdhënës i komunitetit Chibok Allen Manasseh.

Deri më tani, 194 vajza janë kthyer, një pjesë ikën, ndërsa pjesa tjetër u liruan përmes negociatave të qeverisë.

Por kërcënimi i rrëmbimeve në masë mbetet i pranishëm. Sipas organizatës Amnesty International, që nga ngjarja e Chibok-ut, Nigeria ka dokumentuar 17 rrëmbime, gjatë të cilave të paktën 1,700 fëmijë janë rrëmbyer nga shkolla.

Sulmet e fundit janë kryer nga banda të armatosura. Bandat shpesh kërkojnë shuma të mëdha parash për t’i liruar të rrëmbyerit.

Autoritetet nigeriane thonë se nuk i kanë harruar të rrëmbyerit.

“Po të kishim përdorur metodat konvencionale të luftimit, do të ndërhynim në të gjitha komunitetet dhe do të rrafshonim gjithçka për të filluar nga e para. Por këtë nuk mund ta bëjmë ngase e dimë që bëhet fjalë për aktorë jo-shtetërorë që mbajnë njerëzit kundër vullnetit të tyre dhe ne duket të jemi shumë të kujdesshëm. Ka pasur raste kur kemi shkuar me qëllim për të sulmuar, por për shkak të civilëve... na është dashur ta anulojmë sulmin,” thotë Komandanti i ushtrisë së Nigerisë Gjenerali Christopher Musa.

Familjet dhe aktivistët nuk pajtohen. Ata thonë se autoritetet nuk kanë treguar vullnet politik për t’i dhënë një përgjigje kësaj çështje.

Të dielën, ata përkujtuan vajzat në 10 vjetorin e rrëmbimit të tyre.

“Fatkeqësisht, rrëmbimi i vajzave të Chibok-ut ishte fillimi i rrëmbimeve të panumërta që ka nxitur një industri të rrëmbimeve në vendin tonë pasi qeveria refuzuar të sjellë para drejtësisë rrëmbyesit e vajzave të Chibok-ut,” thotë drejtuesja e lëvizjes "Na ktheni vajzat tona", Florence Ozor.

“Fatkeqësisht, i kemi parë njerëzit që duhet të vepronin, sidomos agjencitë e sigurisë, të justifikoheshin se fëmijët janë dërguar në një terren të vështirë. Nëse terroristët mund të shkojnë në terren të vështirë, përse këtë gjë nuk mund ta bëjnë forcat e sigurisë,” zëdhënës Manasseh.

Derisa vajzat të lirohen, shumë njerëz sikur zoti Mutah do të jenë në pritje të një përfundimi.

XS
SM
MD
LG