Lidhje

Vazhdojnë kërkimet për personat që dyshohet të jenë mbytur në Lumin Buna


Pas 30 orë kërkimi është gjetur trupi i pajetë i fëmijës së dytë të familjes Arrazi, mbytur në ujrat e Lumit Buna. Tre ditë më parë u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i pajetë i vajzës 9 vjeçare të kësaj familje, gjë që nxiti dyshimet se 4 pjesëtarët e familjes Arrazi, nëna 39 vjeçare Alma Arrazi me tre fëmijët e saj, janë mbytur në Lumin Buna.

Në një njoftim të orëve të fundit, Prokuroria e Shkodrës bëri të ditur se deri në këtë fazë të hetimit ka “krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi Ergys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur”.

Vazhdojnë kërkimet për personat që dyshohet të jenë mbytur në Lumin Buna
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Bashkëshorti dhe babai i tre fëmijëve, 31 vjeçari Ergys Arrazin, u arrestua një ditë më parë nga policia me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar. Ndërsa Prokuroria njoftoi se janë shpallur në kërkim policor edhe katër persona që kanë lidhje me ngjarjen. Nga ana e policisë gjyqësore është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ergys Arrazi, ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme. Hetimet e prokurorisë dhe policisë pritet të thellohen për të kuptuar dhe zbuluar rrethanat që shtynë 39 vjeçaren Arrazi të vetëmbytet në Lumin Buna duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj të pafajshëm.

Operacioni i kërkimit vazhdon për gjetjen edhe të dy pjesëtarëve te tjerë të familjes Arrazi. Ai është përqendruar nga zona e Darragjatit deri në derdhjen e Lumit Buna, një gjatësi kjo prej rreth 24 kilometrash që e ka vështirësuar kërkimin.

Në lidhje me ngjarjen, reagoi pasditen e sotme nga Shkodra Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u bëri thirrje grave dhe vajzave që të denoncojnë dhunën. Edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, përmes postimit në facebook, nxiti institucionet përkatëse të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka përgjegjësi.

XS
SM
MD
LG