Lidhje

Tre ushtarë amerikan u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën sot në Irak


Ushtria amerikane tha se tre ushtarë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga një sulm me bombë sot në Irak.

Një deklaratë e ushtrisë nuk thotë ku ndodhi sulmi por vetëm se një bombë e vendosur në anë të rrugës u aktivizua kur ushtarët po përpiqeshin të evakuuonin një ushtar të plagosur kur autokolona e tij u përplas me një makinë civile.

Më parë ushtria tha se një ushtar amerika u qëllua për vdekje me armë të vogla zjari në Mosul të shtunën. Lajmet për viktimat vijnë ndërsa forcat amerikane dhe irakiane vazhdojnë një operacion sigurimi në provincën al Anbar.

Dëshmitarët njoftuan për luftime të ashpra dhe një prezencë të madhe të avionëve amerikanë. Në Bagdat ushëheqësit e koalicionit fitues në zgjedhjet e muajit të kaluar rifilluan bisedimet për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm të Irakut. Aleanca për Irakun e Bashkuara po takohet në Bagdat një ditë pushimi për festën fetare shiite të ashures.

Zëvendës kryeministri i përkohshëm Ibrahim al Jaafari shihet si kandidati kryesor së bashku me Almed Chalabin dikur i favorizuari i Shteteve të Bashkuara. Të dy ata janë shiit. Udhëheqësit e komunitetit suni që pothuajse i bojkotuan zgjedhjet po këmbëngulin për rolet në qeveri dhe hartimin e kushtetutës së re të Irakut.

XS
SM
MD
LG