Lidhje

Spanja përkujton njëvjetorin e sulmit terrorist në Madrid


Spanja mbajti sot 5 minuta heshtje me rastin e një vjetorit të shpërthimit të bombave në trenat e Madridit ku vranë 191 persona.

Gjithë vendi, perfshirë trenat lokale, ndaloi në orën 12 të mesditës për nder të viktimave të sulmit terrorist. Në ceremoni morën pjesë Kryeministri i Spanjes Jose Louis Rodriguez Zapatero, Sekretari i Pergjithshëm i OKB-së Kofi Anan dhe mbreti i Marokut Mohamed.

Këmbanat e kishave tingëlluan në orën 7 e 37 të mëngjesit, pikërisht në orën e saktë kur ndodhi shpërthimi i parë në një prej trenave. 10 shpërthimet e bashkërenduara në 4 trena shkaktuan numrin më të madh të të vrarëve nga sulmet terroriste në Spanjë.

Pergjegjësinë për shpërthimin e morën ekstremistë islamikë, kryesisht nga Maroku si dhe përkrahës të Al - Kaides.

XS
SM
MD
LG