Lidhje

Prindët e Terri Shaivos i bëjnë kërkesë tjetër urgjente gjykatës së apelit për rivendosjen e tubit ushqyes


Prindët e gruas nga Florida me tru të dëmtuar i paraqitën një kërkesë tjetër urgjente gjykatës së apelit për t’i rivendosur asaj tubin ushqyes që e mban gjallë.

Kërkesa e re u bë pas vendimit të marë të mërkurën nga tre anëtarët e gjykatës së apelit se prindërit e Terri Shaivos nuk arritën të argumentonin në mënyrë bindëse pretendimet e tyre për t’i rilidhur asaj tubin ushqyes.

Ankesa e re e paraqitur nga prindët në të njëjtën gjykatë kërkon që rasti i tyre të shqyrtohet nga të 12 anëtarët e gjykatës së apelit. Prindët kanë thënë se do ta apelojnë vendimin edhe në organin ligjvënës të Floridës dhe në Gjykatën e Lartë amerikane.

Po të mërkurën, Presidenti Bush ritheksoi mbështetjen e tij për kërkesën e prindëve, por nuk la të kuptohej se mund të ndërmerte ndonjë masë tjetër.

Familjarët e zonjës Schaivo thonë se gjendja e saj është keqësuar vazhdimisht që kur tubi përmes së cilit ajo ushqehej iu hoq të premten.

Sipas mjekëve, 41 vjeçarja ka qenë në një gjendje të vazhdueshme vegjetative që pas një infarkti në zemër në vitin 1990.

Prindërit e saj prej vitesh i kanë hyrë një beteje ligjore me bashkëshortin e saj Michael, sipas së cilit e shoqja i kishte thënë se nuk do të donte që të mbahej gjallë artificialisht. //az//
XS
SM
MD
LG