Lidhje

Sekretarja Rajs kritikon Izraelin


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice kritikoi planet e Izraelit për të zgjeruar një vendbanim të debatueshëm në Bregun Perëndimor.

Në një intervistë sot me gazetën Los Angeles Times, zonja Rice tha se planet e Izraelit për të ndërtuar shtëpi të tjera në vendbanimin Maaleh Adumin mund të kërcënojë paqen me palestinezët dhe janë në kundërshtim me politikën amerikane.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana shprehu gjithashtu shqetësim rreth planit të zgjerimit i cili, tha ai, bie ndesh me vendosmërinë e Izraelit të shprehur në marrëveshjen e paqes së ndërmjetësuar nga komuniteti ndërkombëtar në vitin 2003.

Ndërkohë më shumë se 10 mijë simpatizantë të Hamasit u mblodhën në Ramallah dhe Nablus me rastin e një vjetorit të vdekjes së udhëheqësit të grupit ekstremist, Sheik Ahmed Yassin. Ai u vra marsin e kaluar nga një sulm ajror izraelit ndërsa po largohej nga një xhami e Gazës.

XS
SM
MD
LG