Lidhje

Irak: kryengritësit shtojnë sulmet kundër zyrtarëve qeveritarë


Kryengritësit në Irak i kanë shtuar sulmet kundër zyrtarëve qeveritarë dhe forcave të sigurimit, duke vrarë ose rrëmbyer sot të paktën 5 persona.

Zyrtarët irakinë bëjnë të ditur për vrasjen e një oficeri policie në Basra, një zyrtari lokal në Hillah dhe një kleriku suni në Bagdat, ndërsa një video në një faqe islamike interneti jep pamje të ekzekutimit me prerje koke të një ushtari irakian.

Ndërkohë policia thotë se Gjenerali Jalal Mohamed Saleh, komandant i divizionit të mjeteve të blinduara iakiane, u rrëmbye nga makina e tij në Bagdat. Po në Bagdat, nga shpërthimi i një makine bombë u vra një ushtar amerikan dhe u plagosën 4 të tjerë.

Mbrëmë dy amerikanë dhe një ushtar irakian u vranë në një përleshje me kryengritësit në provincën Diyala në lindje. Të mërkurën, asambleja kombëtare e Irakut mblidhet për të zgjedhur presidentin, dy nën presidentë dhe kryeministrin.

Të djelën, ligjvenësit zgjodhën kryetarin e parlamentit, një politikan suni.

XS
SM
MD
LG